English

LSI, Meta në Shkodër: Plani për Veprim që do të nxjerrë nga kriza gjithë Shqipërinë

Shkodër, 19 qershor NOA - LSI ka organizuar një miting sot në qytetin e Shkodrës ku gjatë fjalës së tij lideri i kësaj partie, Ilir Meta ka prezantuar Planin për Veprim.

Meta u shpreh se Shkodra do të votojë LSI dhe Planin për Veprim që do të nxjerrë nga kriza Shkodrën dhe të gjithë Shqipërinë.

"Ne e dimë se çfarë intelektualësh të mrekullueshëm ka pasur Shkodra, se çfarë institutesh kërkimore dhe shkencore ka pasur dhe janë shkatërruar. Por me programin tonë, me Planin tonë për Veprim do ta gjallërojmë bujqësinë, sepse 600 milionë euro importon sot Shqipëria vetëm ushqime. Plani ynë për Veprim do ta shpëtojë bujqësinë, do të krijojë industrinë agropërpunuese dhe vetëm përmes këtij plani ne do ta shndërrojmë Shkodrën në një vend ku njerëzit jetojnë dhe punojnë të sigurt për të ardhmen dhe edukimin e fëmijëve të tyre" u shpreh Meta.

"Ne jemi e vetmja force politike, që kemi një plan të qartë për të shpëtuar biznesin fason nga kriza dhe për të hapur me dhjetëra vende pune. Sali Berisha premtoi 160 mijë vende pune, por vetëm në dy muajt e fundit ai ka mbyllur 20 mijë vende pune. Shkodra do të votojë për LSI, sepse Ilir Meta dhe LSI kanë një plan konkret për të zhvilluar Malësinë e Madhe, për të forcuar marrëdhëniet me Malin e Zi, ashtu sikurse kur isha Kryeministër pata marrëdhënie me Malin e Zi dhe hoqëm vizat" shtoi më tej Meta.

k.k/NOA

KOMENTE