English

Milionerja 49-vjeçare kërkon shpirtin binjak me gazetë, "vërsulen" 400 djem

Seul, 19 qershor, NOA - Thuajse 400 meshkuj i janë turrur ofertës së një milionereje 49-vjeçare, publikuar në një gazetë për kërkimin e shpirtit të saj binjak.

Ngjarja ka ndodhur në Korenë e Jugut, ku përmes njoftimit në gazetë pasanikja ka kërkuar që të paraqiten tek ajo gjithë të interesuarit për të ndarë pjesën e viteve të jetës që asaj i ka mbetur.

Ajo çka qenë më e çuditshme për agjencinë e martesave që merrej me publikimet e njoftimeve martesore, ka qenë fakti se të interesuarit kanë qenë nga mosha 25 deri në 49 vjeç dhe jo ndonjë burrë i moshuar siç mund të ndodhë në raste të tilla.

Duket se pasuria ka qenë një prioritet i tyre për gruan e jetës ndaj kanë rendur me vrap t'i përgjigjen zemrës së një 49-vjeçareje.

n.e/NOA

KOMENTE