Elbasan, 19 qershor NOA - Ministri i Punëve të Jashtme, Lulëzim Basha, është takuar sot e banorët e fshatrave Dushk dhe Dragot të Elbasanit ku u ka thana se, ideja e Ramës për ministri për fshatin është vetëm një mundësi për të punësuar militantët.
Basha bëri të ditur projektet e Partisë Demokratike për katër vitet e ardhshme për zhvillimin e zonave rurale.
"Sot zotohem për asfaltimin e plotë të rrugës nga Qendra e fshatit Dushk deri ne lidhjen me rrugën kryesore. Ne angazhohemi fuqimisht që, përveç infrastrukturës që lidh komunën dhe qendrat e komunës, fshatrat me njëra-tjetrën, të ndërtojmë rrugët që çojnë fshatarët tek arat, të ndërtojmë sistemin e vaditjes, në mënyrë që fshatareve djersa tu kthehet në bereqet me standardin evropian"
k.k/NOA