English

Përcillet për në banesën e fundit Aleks Keka

Shkodër, 19 qershor NOA - Kreu i PDK-së i Malësisë së Madhe, Aleks Keka është përcjellë sot për në banesën e fundit.

Ceremonia mortore nisi në fshatin Pjetroshan dhe merrnin pjesë qindra njerëz të njohur të babait të 3 fëmijëve.

Për t'i dhënë lamtumirën e fundit Kekës, kanë marrë pesë edhe kolegë të tij përfaqësues të demokristianëve ku përfshihet edhe kreu demokristian Nard Ndoka.

Trupit të pajetë të të ndjerit i janë bërë ritet e fundit në kishën e fshatit dhe më pas ai është përcjellë drejt banesës së fundit në varrezat e fshatit. Ndërkohë që nga ana tjetër policia po vazhdon hetimet për të zbardhur motivin dhe autorët që vunë eksplozivin në automjetin me të cilin po udhëtonte Keka.

Aleks Keka humbi jetën paraditen e djeshme teksa po udhëtonte me një makinë e cila shpërtheu si pasojë e një sasie eksplozivi e cila dyshohet se ishte vendosur në pjesën e poshtme të sendiljes së shoferit.

Eksplozivi dyshohet se është aktivizuar në distancë me anë të një telekomande.

k.k/NOA

KOMENTE