English

Piu ilaçet e gjyshit se i dinte paracetamol, në gjendje të rëndë 17-vjeçarja

Korçë, 19 qershor, NOA - Në spitalin e Korçës është paraqitur në gjendje të rëndë shëndetësore 17-vjeçarja R.S, pasi shfaqte simptoma të helmimit, por në fakt nuk ka qenë tamam kështu.

Sipas të dhënave nga vendngjarja për agjencinë e Lajmeve NOA, rezultatet e para hetimore kanë treguar se kjo e re është gjetur në mjediset e banesës së saj në gjendje të rëndë shëndetësore nga familjarët, pasi kishte konsumuar disa medikamente mjekësore "Lopresol", të cilat përdoreshin nga gjyshi i saj si qetësues për tensionin dhe zemrën.

Këto ajo i ka konsumuar duke kujtuar se janë Paracetamol pasi kishte dhimbje koke. Tani vajza ndodhet e shtruar në spital dhe gjendja e saj është relativisht e rëndë.

Nga ana e saj policia ka kryer veprimet për veprën penale "Shkaktim i vetëvrasjes së mbetur në tentative" parashikuar nga neni 99 dhe 22 i Kodit Penal.

n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE