English

Rinas, kapet kinezi i kërkuar për vjedhjen e filialeve të disa bankave ne shtetin e tij

Tiranë, 19 qershor NOA - Kapet në Rinas, një kinez i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje me anë të mashtrimit.

Arrestimi i 35-vjeçarit Lei Shen me arsim të lartë me kombësi e shtetësi kineze u krye paraditen e sotme nga efektivët e Komisariatit të Policisë Kufitare të Aeroportit të Rinasit.

Burime nga policia thanë se Shen është kapur në momentin e daljes nga territori i Republikës së Shqipërisë, në pikën e kalimit kufitar, teksa po kryente veprimet për të udhëtuar në drejtim të shtetit Italian me linjën ajrore Alitalia.

Burime nga policia thanë se kinezi Lei Shen ishte rezultonte person në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohej për veprën penale të vjedhjes me anë të mashtrimit të disa filialeve të bankave në shtetin Kinez.

Këto vjedhje ai i ka realizuar duke falsifikuar dokumente, ndërsa ishte me detyrë menaxher shërbimi në degën Gaoxin, të bankës së Kinës.

Nga ana e Drejtesisë kineze për këtë shtetas është lëshuar urdhëri i arrestit.

k.k/NOA

KOMENTE