Tiranë, 19 qershor, NOA - Me ftesë të Presidentit të Republikës, Bamir Topi, presidentët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, fqinjë të Shqipërisë, ai i Kosovës, Fatmir Sejdiu; i Malit të Zi, Filip Vujanoviç dhe presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov do të takohen në qytetin e Vlorës në datat 23 dhe 24 qershor 2009.
Lajmi bëhet i ditur për agjencinë e Lajmeve NOA nga burime zyrtare të Presidencës, sipas të cilave në këtë takim të 4 presidentët do bashkëbisedojnë për marrëdhëniet dypalësh, për bashkëpunimin rajonal dhe perspektivën e zhvillimit të tij në kuadër të vizionit të përbashkët euroatlantik të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në përfundim të takimit bëhet e ditur se do të ketë edhe një konferencë e përbashkët shtypi.
n.e/NOA