Teheran, 19 qershor, NOA - Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Hamenei, pritet t'u drejtohet sot, gjatë lutjeve të së premtes qytetarëve të Iranit për të qetësuar protestat masive të paprecedenta lidhur me rezultatin e debatueshëm të zgjedhjeve presidenciale.
Ajetollahu do të mbajë një fjalim të pazakontë në Univerisitetin e Teheranit, gjë që do të ndiqet me interes jo vetëm për atë që do të thotë, por edhe për mënyrën sesi iranianët do ta dëgjojnë Udhëheqësin Suprem.
Ndërkaq, organi më i lartë legjislativ i Iranit thotë se do të shqyrtojë 646 ankesa të opozitës rreth zgjedhjeve presidenciale.
Këshilli i Kujdestarëve që është një organ i fuqishëm ka ftuar Mir Hossein Musavin, Mehdi Karroubin dhe Mohsen Rezain në një takim të shtunën për t'i diskutuar ankesat.
Në Teheran mijera vetë të veshur me rroba të zeza dhe duke mbajtur qirinjë të ndezur janë mbledhur në sheshin në jug të kryeqytetit, Teheran në protestën më të fundit kundër rezultatit të zgjedhjeve presidenciale të premtës së kaluar.
Ndërkaq, mësohet se edhe mbështetësit e presidentit Ahmedinexhad kanë nisur të dalin në protesta, pas atyre që zhvilloi gjatë javës opozita.
n.e/NOA
Â