Tiranë, 19 qershor, NOA - Vodafone Albania kapërcen kufijtë e shërbimeve telekomunikative të lëvizshme dhe ju sjell një risi të vërtetë për komunikimin në shtëpi përmes prezantimit të shërbimit "Vodafone Home".
Duke filluar nga 19 qershori, konsumatorët shqiptarë do të kenë mundësinë për për përdorur një shërbim i cili do të reduktojë dukshëm koston e telefonatave të bëra nga shtëpia, duke u dhënë më tepër vlerë komunikimit të tyre.
Vodafone Home është një zgjidhje e cila i drejtohet individëve dhe familjeve që dëshirojnë të kenë një shërbim telefonik të besueshëm në shtëpitë e tyre, si në zonat urbane, edhe në ato rurale të Shqipërisë, pa kosto instalimi dhe në mënyrë të menjëhershme, pa patur nevojë të presin për një periudhë të gjatë kohe.
Vodafone Home ofron:
- Thirrje me kosto të ulët drejt numrave fiks duke filluar nga 4.27 lekë për minutë (pa TVSH)
- Shërbim interneti të lehtë për t'u përdorur
- Shërbimi i SMS
- Sekretari telefonike
- Identifikim i thirrjeve hyrëse
- Transferim thirrjesh
- Bllokim thirrjesh
- Informacion i menjëhershëm për gjendjen e llogarisë
- Instalim i menjëhershëm pa pagesë
- Shërbim klienti 24 orë në 24.
Gjithçka që klientët duhet të bëjnë është që të vizitojnë çdo dyqan Vodafone, të zgjedhin një prej planeve tarifore me parapagesë ose me kontratë si dhe një prej aparateve osionalë telefonikë: Sagem RL 302 ose Jablocom GDP-04A, të cilët ofrojnë veçori të përparuara dhe kombinojnë kapacitetet e aparateve celulare dhe telefonatave tradicionalë të shtëpisë.
Tashmë, të kesh një telefon shtëpie, nuk është më një problem, kudo që të jetoni në fshat ose qytet. Përmes një pakete lidhje të gatshme për përdorim, komunikim me kosto të ulët dhe shumë shërbime të tjera, Vodafone Home jep njëherë e mirë zgjidhjen perfekte për komunikimin në shtëpi.
n.e/NOA