Elbasan, 20 qershor, NOA -Në vazhdim të turit elektoral Ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha, është takuar sot me banorë të komunave Gjyral dhe Shalës.
Ministri Basha u ka premtuar banorëve të këtyre zonave pesëfishim të
subvencioneve për fermerët.Të gjitha këto subvencione do të jenë të drejtpërdrejta për të gjitha projektet,duke filluar që nga ulliri e deri tek vreshtat, nga drithërat tek blegtoria.
Fondet që këto komuna do të marrin nga qeveria do të jenë pesë herë më të larta se ato të periudhës 2007-2009. Në këtë takim Basha u shpreh për projekte konkrete të cilat kanë hyrë në rrugën e realizimit.
Ministri Basha u zotua për tre projekte konkrete të cilat përfshijnë ato të rrugës Shalës-Kutalli, Shalës-Hazaret dhe
rikonstruksionin e plotë të ujësjellësit Cerrik-Shalës.
el/NOA