English

Berisha në Sarandë: Do kompletojmë infrastrukturën rrugore të vendit

Sarandë, 20 qershor NOA - Kryeministri Sali Berisha inspektoi, sot në mesditë, vënien në shfrytëzim për mjetet të 7.5 kilometrave të segmentit të parë të rrugës Qafë Bot - Sarandë, nga fshati Shkallë deri në pikën doganore Qafë Bot.

Berisha gatë inspektimit u takua me drejtuesit e kompanisë ndërtuese dhe stafin teknik të saj, të cilët i përgëzoi për punën e bërë deri tani.

Kryeministri u ndal në projektet rrugore të ndërmarra në këtë zonë, duke përmendur këtu ndërtimin e rrugës Kardhiq - Delvinë, ndërtimin e rrugës Tepelenë- Levan, zgjerimin e rrugës Delvinë - Sarandë, etj.

"Qeveria është tërësisht e përkushtuar për rindërtimin e të gjithë infrastrukturës rrugore në Shqipëri. Para disa ditësh, inaugurova fillimin e punimeve për autostradën Shkodër- Podgoricë, ndërkohë që ne do të realizojmë ndërtimin me katër korsi të rrugës nga Shkodra në Vlorë. Qëllimi ynë është që të kompletojmë infrastrukturën rrugore të vendit". u shpreh kryeministri Berisha. Â

k.k/NOA

KOMENTE