English

Geekie: Roli i UNMIK në Kosovë, më shumë politik për vendosjen e dialogut

Uashington, 20 qershor, NOA - Më shumë se një rol aktiv konkret, ai i UNMIK-ut në Kosovë ka për të qenë një mision politik, qëllimi i të cilit është ai i vendosjes së dialogut mes palëve në vend, duke synuar largimin e tendenvace të konfliktit.

Një fakt të tillë e ka theksuar zëdhënësi i këtij misioni, Russel Geekie, sipas të cilit, roli i UNMIK mbetet kryesisht ai politik.

"Roli ynë tashmë është pak më i ndryshëm, ne tash kemi këtu misionin e Bashkimit Evropian, EULEX, që është i ngarkuar me sundimin e ligjit - kështu që, UNMIK-u do të jetë më shumë mision politik, dhe më shumë i orientuar në vendosjen e dialogut në mes të bashkësive", ka thënë Geekie. Sipas Geekiet, EULEX-i tashmë është i ngarkuar me sundimin e ligjit dhe policinë, ndërsa ka shtuar se UNMIK-u ka bashkëpunim të mirë me këtë mision dhe bashkërisht punojnë në koordinim të plotë.

n.e/NOA

KOMENTE