English

Kapet italiani, dyshohet se udhëtonte me dokumenta të falsifikuara

Rinas, 20 qershor, NOA - Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas, arrestuan në flagrancë si të dyshuar për konsumim të veprës penale të "Falsifikimit të dokumentave" parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal, 26-vjeçarin Gianfranco Michele Calabretti, lindur në Brindisi të Italisë dhe banues në Bergamo të Italisë.

Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, arrestimi i tij u krye pasi është kapur në tentativë për t'u larguar për në drejtim të Itali, ku pas një verifikimi të kryer nga kontrollorët, ka rezultuar se ishte i pajisur me një kartë identiteti italiane dhe një patentë italiane, e cila dyshohet se janë të falsifikuara. n.e/NOA

KOMENTE