English

Kastriot Islami:Ka mbetur vetëm një javë nga momenti i fitores së rëndësishme

Â

Tiranë, 20 qershor, NOA -Ka dalë sot ne një Â deklaratë për shtyp Sekretari për Çështjet Zgjedhore Kastriot Islami.

Duke u shprehur se ka mbetur vetëm një javë nga momenti i fitores së rëndësishme,ai citon se  në këtë moment janë të rëndësishme tri mesazhe që duhen patur parasysh. Së pari, PSSH i bën thirrje të gjithë qytetarëve të shkojnë me shpejtësi në zyrat e aplikimit për të tërhequr letërnjoftimet. Â

PSSH i kërkon qeverisë të bëjë çdo ditë përditësimin e listave të personave që ju ka ardhur letërnjoftimi në zyrën e aplikimit. Jo vetëm në faqen e internetit të MB, por edhe në çdo zyrë aplikimi dhe një kopje e tyre t'i vihet në dispozicion subjekteve politike. Â

Kjo transparencë e procesit do të rriste besimin për zgjedhje të lira e të ndershme, por mbi të gjitha do të shpejtonte në mënyrë të ndjeshme procesin e tërheqjes së letërnjoftimeve nga të gjitha ata që tashmë kanë aplikuar dhe letërnjoftimi i të cilëve është prodhuar.Â

Së dyti, PSSH e angazhuar plotësisht për realizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme i bën thirrje qeverisë për rritje të ndjeshme të transparencës dhe informim intensiv të publikut.

Së treti, PSSH është shumë e angazhuar për një proces zgjedhor pa tensione, pa presione e pa kërcënime, që garanton votën e lirë për të gjithë në një klimë të qetë.Â

PSSH është e njohur me shqetësimet e punonjësve të administratës publike dhe me presionet ndaj tyre që do të dëmtonin e cënonin procesin zgjedhor. PSSH është tërësisht e bindur se ato nuk do kenë asnjë ndikim. PSSH duke qënë e sigurt për suksesin e saj elektoral dhe tërësisht e angazhuar për një proces zgjedhor të standardeve demokratike, i bën thirrje të gjithë punonjësve të administratës publike,se pavarësisht bindjeve të tyre politike, të drejtohen të qetë në kutitë e votimit dhe me bindjen e thellë se vota e tyre do të mund të shprehet lirisht e të llogaritet në mënyrë të ndershme. Â

PSSH i siguron dhe i garanton njëkohësisht të gjithë punonjësit e administratës publike se askush nuk mund të deformojë shprehjen e bindjes së tyre lirisht dhe se bindja e tyre politike e shprehur me votë të lirë nuk do të mund të cënojë statusin e tyre të fituar me ligj, eksperiencë e profesionalizëm Â

Së fundmi, PSSH duke qënë e angazhuar për ndërtimin e një fryme besimi të publikut tek zgjedhjet e lira e të ndershme e fton me këtë rast qeverinë të distancohet nga të gjithë këto presione që i bëhen administratës publike dhe t'i bashkohet thirrjes për një proces zgjedhor të qetë e klimë që u garanton të gjithë votuesve shprehjen e lirë të votës dhe numërimin e saj të ndershëm.

el/NOA

KOMENTE