English

KLD kontrollon gjykatat e vendit, evidentohen shkelje të kryera nga disa gjyqtarë

Tiranë, 20 qershor NOA - Inspektorët e KLD-së kanë përfunduar pak ditë më parë kontrollin në pjesën më të mirë të gjykatave në të gjithë vendin.

Mësohet se gjatë inspektimit, në Vlorë, Elbasan, Gjirokastër, Durrës, dhe Tiranë janë evidentuar gjyqtar me shkelje të rënda të cilët në përfundim të raportit do ti paraqiten anëtarëve të KLD-së për masa disiplinore.

Inspektorët kanë evidentuar një dosje me falsifikim një gjyqtareje në Gjirokastër me emrin Mirela Kore e cila do të shkojë për ndjekje penale.

Dosja i përket një gjyqi civil mes një firme private dhe Drejtorin e Doganave.

Janë evidentuar tre procesverbale të seancës të falsifikuar. Numri i të cilëve nuk korrespondon me numrin e seancave që rezultojnë në dosje.

Ndërkohë inspektorët e KLD-së, kanë mbajtur një procesverbal për këtë ku ka firmosur kancelari i gjykatës, sekretarja e gjyqtares dhe vetë gjyqtarja.

Ndërsa në Gjykatën e Vlorës dhe të Durrësit, janë gjetur shkelje, kur dy gjyqtarë edhe pse në treshe gjykuese, janë shprehur me vendim pa qenë i pranishëm gjyqtari i tretë i cili mungonte atë ditë dhe më pas ka firmosur për vendimin.

Këta gjyqtar do të marrin masë disiplinore, shkarkim nga detyra dhe ndjeke penale për falsifikim.

k.k/NOA

KOMENTE
  • Bledar Hasa13:37 - 29 Mars 2011
    Keta tradhetare qe duan ne cdo kusht te shkaterojne shqiperine te paguar nga armiqte nga greku o serbi ose te tjere duhen te denohen ose me mire te largohen nga shqiperia se shqiperia eshte e shqiptareve jo e kromineleve armiqeve te shqiperise rrofte populli shqiptare poshte ata politicane qe e urejne vendin e shqiperise