English

KQZ kryen lidhjet e para online me vendorët, përsërit apelin për rregullsi

Tiranë, 20 qershor, NOA - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka realizuar lidhjet e para direkte me pushtetin vendor në funksion të procesit zgjedhor të datës 28 qershor.

Ndërsa kryetari i këtij institucioni, Arben Ristani ka ripërsëritur apelin ndaj tyre për zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

"Shpresojmë që të sigurohet një proces transparent", ka pohuar ai, duke shtuar se vendorët nuk duhet ta ndryshojnë vendodhjen e tyre pasi ndryshimet shkaktojnë anomali në procesin zgjedhor.

Edhe dje Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka lëshuar një deklaratë mjaft kritike ndaj vendorëve, me anë të së cilës ai i ka akuzuar ata se po e fusin procesin në kolaps të plotë dhe se kjo është shkaktuar për shkak të vonesave që po paraqiten lidhur me prezantimin e listave zgjedhore e në tërësi me përgatitjen e gjithë infrastrukturës së nevojshme elektorale.

n.e/NOA

KOMENTE