Pekin, 20 qershor, NOA - Kina ka realizuar fitim të pastër prej 176 milionë dollarësh gjatë Lojërave Olimpike të vitit të kaluar.
Sipas byrosë së kontabilitetit të qeverisë, në organizimin dhe mirëmbajtjen e Lojërave Verore janë harxhuar 2.8 miliardë dollarë, ndërsa të ardhurat kanë qenë tre miliardë dollarë. Fitimi më i madh prej 40 për qind ka ardhur nga shitja e të drejtave televizive, biletave, suvenirëve, monedhave komemorative. Shpenzimet përfshijnë vetëm shpenzimet operative, pa investimet në infrastrukturë siç janë aeroportet, rrugët dhe hekurudhat nëntokësore për qytetin prej 18 milionë banorëve.
n.e/NOA