English

Ndoka: PDK do të padisë Topallin dhe Policinë e Shtetit për shpifje ndaj Kekës

Tiranë, 20 qershor NOA - Kryetari i Partisë Demokristiane Nard Ndoka ka dalë në një konferencë për shtyp ku ka përsëritur akuzat ndaj politikës që sipas tij, ka ardhëruar vrasjen e Aleks Kekës, kryetarit të kësaj partie në Malësinë e Madhe.

Më tej gjatë deklaratës së tij, Ndoka ka thënë se PDK do të padisë kryeparlamentaren Topalli për shpifjet dhe akuzat e bëra prej saj në Shkodër pak ditë para vrasjes së Kekës.

Gjithashtu sipas Ndokës, PDK do të padisë edhe Policinë e Shtetit për shpifjet ndaj Kekës si trafikant dhe person me precedentë kriminal. "Jam i sigurt se e vetmja pistë që mund të ndërtohet për këtë vrasje është ajo politike. PDK ka përgatitur një denoncim për shpifjet e bëra nga Topalli dhe për Policinë e Shtetit për përbaltjen e drejtuesit të PDK-se", tha Ndoka. Aleks Kekaj, kreu i PDK së Malësisë së Madhe, humbi jetën paraditen e së enjtes teksa po udhëtonte me mjetin e tij në drejtim të Shkodrës, pasi makina shpërtheu si pasojë e një sasie eksplozivi që dyshohet se ishte vendosur poshtë sëndisjes së shoferit dhe mund të jetë aktivizuar me telekomandë në distancë.

k.k/NOA

KOMENTE