Â
 Shkodër,  20 qershor, NOA - Eshtë ndaluar sot në orët e para të mëngjesit shtetasi   Nikollë Marinaj, vjeç 19, lindur e banues në fashtin Kastrat të rrethit M. Madhe.
Ndalimi i tij, u bë pasi ky shtetas ka qenë person i shpallur në kërkim nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër.Ky person rezulton të jetë bashkëautor në një vjedhje të kryer në datën 04.06.2009.Sipas hetimeve të kryera nga Seksioni i Krimeve Kundër Pronës, Â rezulton se vjedhja eshtë kryer në fshatin Dobraç, në bashkëpunim me persona të tjerë të cilët janë Â shtetasit K. P. , vjeç 16, F. P. , vjeç 17, I. Z. , vjeç 16 .Të tre këta persona janë arrestuar nga forcat e policisë në ditën e ngjarjes.
 Ndërsa Nikollë Marinaj, i cili arriti të largohej e tu shpëtonte forcave të policisë, u ndalua më datë 19 qershor.Kapja e tij u bë e mundur në bashkëpunim me efektivat e Komisariatit Sarandë.Ai qëndronte i fshehur në këtë rreth.
Mbasi u kryen të  gjitha veprimet e duhura proçeduruiale e hetimore, meterialet në ngarkim të shtetasit Nikollë Marinaj i kaluan Prokurorisë së Rrethit Shkodër, për veprën penale të "vjedhjes në bashkëpunim".
 el\NOA