Shkup, 20 qershor, NOA - Presidenti i Maqedonisë, Gjeorgje Ivanov, i ka kërkuar diplomacisë botërore të mos i vë kushte të reja Maqedonisë për integrimin e saj në mekanizmat ndërkombëtar.
Në një intervistë për gazetën gjermane, Der Spiegel, Ivanov tha se po zhvillohen diskutime të brendshme për të zgjidhur problemin e emrit me Greqinë. Ai tha se për emrin e ri të Maqedonisë duhet të vendos populli eventualisht përmes referendumit. Mirëpo, presidenti maqedonas theksoi se paqja e qëndrueshme në Ballkan mund të arrihet vetëm përmes integrimit të rajonit në BE. "Ballkani është jostabël për shkak të formimit të shteteve të reja dhe minoriteteve. Vetëm në Evropë, në të ashtuquajturën Paks Evropa, mund të realizohet projekti për paqe i këtij rajoni. Pra, roli i Bashkimit Evropian do të jetë të sjellë paqe në këtë rajon. Por, duhet të ndalen kushtëzimet e reja", ka thënë Ivanov.
NOA-INA
Â