Vlorë, 20 qershor NOA - Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka qenë sot në qytetin e Vlorës, ku ka dhënë arsyet e fitores së socialistëve në 28 qershor, që sipas tij është një fitore për të ndarë qartësisht të ardhmen e vendit me të shkuarën e 18 viteve tranzicion.
"Kjo nuk është beteja e radhës për të ndërruar një kryeministër me një tjetër dhe ca ministra me ca të tjerë. Kjo nuk është beteja e radhës që mbaron me mbarimin e fushatës së radhës. Kjo është beteja për të mbyllur një epokë dhe për të hapur një epokë tjetër, duke i dhënë fund të vjetrës në pushtet dhe duke i dhënë jetë një pushteti të së resë' tha Rama.
"Nga ky shesh i flamurit të atdheut, i bëj thirrje Sali Berishës, të bëj të njëjtën gjë që i ka mbetur: të humbasë me dinjitet, duke u distancuar publikisht nga të gjitha ata shërëtorë të paskrupullt të pushtetit të tij, që ushtrojnë presion mbi mjekët, nëpunësit, mësuesit, mbi njerëzit e varfër, për të marrë votën me pahir.
Ndërkohë i bëj apel të gjithë ata drejtorë e shefa, që përdorin pushtetin e popullit për të kërcënuar mësuesit, nëpunësit e shtetit, mjekët, njerëzit e varfër e të pambrojtur, se nuk e ndryshojnë dot fatin e kësaj beteje, duke i kërkuar votat me dhunë, nuk e shmangin dot humbjen duke blerë vota. Nuk e mbajnë dot pushtetin duke vjedhur vota" ka qenë mesazhi që kreu i PS-së i ka barë Berishës nga qyteti i Vlorës.
Sipas tij, Partia Socialiste është e gatshme të marrë përsipër mbi supet e saj të ardhmen e vendit, për ti dhënë problemeve të vjetra zgjidhje të reja.
"Në fakt, është një porosi, është një porosi që e kam dëgjuar në Shkodër: deri më 28 qershor, mos rregulloni asgjë nëpër shtëpitë tuaja, sepse vjen Saliu me gërshërë për të bërë inaugurimin" deklaroi Rama.
k.k/NOA
Â