Vlorë, 20 qershor NOA - Dy të moshuar i kanë dhënë fund jetës duke u hedhur nga lartësitë në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Rasti i parë është shënuar në lagjen Partizani, kur 66-vjeçari Sihat Hamzo është hedhur nga kati i tretë i pallatit ku jetonte.
Menjëherë të afërmit e kanë transportuar për në spitalin rajonal të qytetit të Vlorës, ku iu nënshtrua operacionit, por dëmtimet e shumta që ka pësuar në kokë kanë bërë që i moshuari të humbiste jetën rreth orës 06.00 të mëngjesit.
Policia e sinjalizuar për ngjarjen ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e vetëflijimit.
Ndërkohë që një tjetër rast vetëflijimi u regjistruar nga policia në Vlorë.
Ngjarja ndodhi në lagjen "Lef Sallata", kur 62-vjeçari Abaz Arapi ka rënë nga tarraca e pallatit ku jetonte, një lartësi prej 5 katesh. Në deklarimet e bëra ndaj policisë, të afërmit janë shprehur se viktima kishte shkuar për të riparuar antenën, por fqinjë të tyre të cilët kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes janë shprehur se 62-vjecari kishte kryer vetëvrasje për shkak se kishte qëndruar për disa minuta me fytyrë nga rruga dhe më pas është hedhur.
62-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme për shkak të frakturave të theksuara, dhe dëmtimet janë shoqëruar me hematoma dhe hemoragji të lartë.
k.k/NOA