English

Vrasja te "Ali Demi", vetëdorëzohet në polici autori

Tiranë, 20 qershor, NOA - Vetëdorëzohet në polici, autori i dyshuar i vrasjes së 30-vjeçarit Fatjon Çela dhe plagosjes së dy vëllezërve ngjarje kjo e ndodhur pak ditë më parë në lagjen "Ali Demi" në Tiranë.

Erjon Duda i ka dhënë fund, ndjekjes nga policia, pasi u është dorëzuar vetë atyre ditën e sotme.

Burime zyrtare nga policia thanë se ngjarja për 5të cilën akuzohet Erjon Duda, ka ndodhur pasditen e datës 14 qershor të këtij viti në afërsi të "Ali Demit" në kryeqytet kur ai pas një sherri ka goditur me thikë 30-vjeçarin Fatjon Murat Çela si dhe dy vëllezërit Klodjan dhe Taulant Allmuça.

Menjëherë në vendngjarje, shkuan forcat të policisë, nga ku u formua grupi hetimor i përbërë nga specialist kriminalist, specialistë të seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Shëndetit, të cilët punuan për sqarimin e rrethanave dhe motiveve të kësaj ngjarje.

Fillimisht, konflikti përmes tyre ka ndodhur rreth 10 ditë më parë, në ambientet e një Â lokali në Tiranë, ku personat kanë debatuar për motive të dobëta.

Më pas, më datë 14 qershor ata janë konfliktuar përsëri, ku autori i dyshuar Erjon Duda, i ka goditur të tre shtetasit, me thikë.

Të plagosurit u dërguan nga shërbimet e policisë menjëherë në Spitalin Ushtarak Tiranë, ku si pasojë e plagës së marrë në pjesën e gjoksit, 30-vjeçari Fatjon Murat Çela nuk mundi të mbijetonte.

Ndërkohë, që morën mjekimin mjekësor dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën vëllezërit Klodian dhe Taulant Allmuca, respektivisht 28 dhe 24 vjeç, me banim në Tiranë.

k.k/NOA

Â

KOMENTE