English

Meta: 28 qershori, dita e largimit nga pushteti të një kryeministri që ka mbushur moshën e pensionit

Burrel, 21 qershor NOA - LSI zhvilloi sot pasdite një miting në Burrel, ku lideri i kësaj partie, Ilir Meta gjatë fjalës së tij dha garancinë për fitoren e LSI në Mat dhe në të gjithë qarkun e Dibrës.

"LSI është e vetmja forcë politike që ka një program të qartë, një program konkret për të nxjerrë vendin nga kriza ekonomike një program konkret për të garantuar punësim të qëndrueshëm të 100 mijë shqiptarëve gjatë katër viteve të ardhshme, një program konkret për të ulur koston e jetesës për të gjitha familjet e varfra dhe me të ardhura të pakta në Mat dhe në Shqipëri" tha Meta.

Sipas Metës, LSI është angazhuar për të nxjerrë bujqësinë nga kriza është e angazhuar për të përgjysmuar importet ushqimore.

"Mati do të jetë një qendër e rëndësishme në të ardhmen sepse ne do të investojmë shumë seriozisht në rrethin e Matit dhe në të gjithë qarkun e Dibrës për zhvillimin e industrisë së kromit që është një pasuri kombëtare për zhvillimin e të gjithë asaj që Mati dhe Dibra kanë resurse të jashtëzakonshme" shtoi më tej Meta.

"Ne besojmë se 28 qershori është dita e largimit nga pushteti të një kryminsitri që jo vetëm ka mbushur moshën e pensionit por nuk e kupton aspak se shumica e matjaneve luftojnë jo vetëm me varfërinë dhe me pamundësinë por njëkohësisht se ndihen gjithnjë e më shumë të kërcënuar për të ardhmen e tyre të fëmijëve të tyre" tha kreu i LSI-së.

k.k/NOA

KOMENTE