Fier, 21 qershor NOA - Kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike në qarkun e Fierit, Sokol Olldashi dhe Eno Bozdo zhvilluan takime me banorët e dy fshatrave të komunës Remas në Lushnjë.Â
Gjatë fjalës së tij drejtuar banorëve, Olldashi premtoi se në katër vitet e ardhshme, qeveria e PD-së do të zgjidhë përfundimisht problemin e ujit të pijshëm jo vetëm në çdo qytet dhe fshat, por në çdo familje shqiptare kudo që ndodhet.
"Në katër vitet e ardhshme, do të bëjmë të mundur që jo vetëm në Remas, por në të gjithë territorin e Shqipërisë të mos ketë asnjë shtëpi pa furnizim 24 orë me ujë cilësisht të mirë", tha Olldashi që shtoi se në këto 4 vite qeverisje, mazhoranca e djathtë ka dhënë të gjitha provat se i kthen në realitet të gjitha premtimet e saj.
"Në 2005, kur erdhëm në pushtet, nuk gjetëm projekte, shpenzuam 1 vit e gjysmë për t'i përgatitur ato dhe në dy vjet e gjysmë ndërtuam 730 ujësjellës. Kemi investuar në qarkun e Fierit 10 herë më shume sesa qeveritë paraardhëse, pra i kemi dhënë të gjitha provat se i realizojmë objektivat tona", tha Olldashi.
k.k/NOA