English

PS, reagon pas ftesës publike të Metës. Tahiri: LSI të bashkojë votat me ne

Tiranë, 21 qershor NOA - Partia Socialiste i është përgjigjur ftesës publike të Ilir Metës, për të bashkuar votat më LSI.

"Dëshiroj të shpreh qëndrimin e Partisë Socialiste të Shqipërisë, ne e ftojmë Ilir Metën të jap kontributin e tij konkret në këtë drejtim, duke iu bashkuar apelit tonë që në 28 qershor të gjithë duhet të votojnë Partinë Socialiste të Shqipërisë, numrin 33, sepse vetëm duke votuar për Partine Socialiste të Shqipërisë garantohet vota për ndryshimin historik dhe fundi i politikës së vjetër të së shkuarës" u shpreh Saimir Tahiri.

Â

"Në përgjigje të ftesës publike të Ilir Metës, dëshiroj të shpreh qëndrimin e Partisë Socialiste të Shqipërisë, Zgjedhjet e 28 Qershorit janë historike për të ardhmen tonë të përbashkët. Ato janë zgjedhjet e ndryshimit, që do i japin çdo shqiptareje e shqiptari mundësi dhe shpresë për të ardhmen.

Kjo do të ndodhë duke mbyllur kapitullin e politikës së vjetër dhe hapur kapitullin e politikës së re. Prandaj, duke shprehur kënaqësinë që edhe Ilir Meta pranoi më së fundi qëndrimin tonë, se largimi i Sali Berishës është një domosdoshmëri, theksojmë se kjo mund të realizohet vetëm duke i bashkuar të gjitha votat për Partinë Socialiste" shtoi më tej Tahiri gjatë një deklarate për mediat.

Sipas tij, PS fton Ilir Metën të jap kontributin e tij konkret në këtë drejtim, duke iu bashkuar apelit të Partisë Socialiste që në 28 qershor të gjithë duhet të votojnë numrin 33, sepse vetëm duke votuar për Partine Socialiste të Shqipërisë garantohet vota për ndryshimin historik dhe fundi i politikës së vjetër të së shkuarës.

k.k/NOA

KOMENTE