Nazrani, 22 qershor, NOA - Presidenti i Republikës jugore ruse të Ingushetisë, Yunus-Bek Yevkurov, ndodhet në gjendje të rëndë pas një atentati ndaj jetës së tij.
Bëhet fjalë për një bombë që i është vënë automjetit të tij, ndërsa udhëtonte me vëllanë e tij.
Njoftimet thonë se një roje personale është vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur, përfshi edhe vëllain e presidentit.
Autokolona e makinave që shoqëronin presidentin u godit nga një bombë e vendosur në rrugë në periferi të qytetit të Nazranit.
Presidenti është zyrtari i tretë i lartë që sulmohet në tre javët e fundit në këtë vend.
n.e/NOA
Â