Nga bashkëpunëtori i NOA
Athinë, 22 qershor NOA Update - Një 41-vjeçar shqiptar gjeti vdekjen mbrëmjen e djeshme në qendër të Athinës, pasi u qëllua me armë zjarri nga persona të cilët u zhdukën në drejtim të papritur.
Policia tha se ngjarja ndodhi pranë një kafeneje, në zonën e Metaksurgjios në qendër të kryeqytetit grek, tek rruga "Elevsinon".
Në momentet që shqiptari 41-vjeçar gjendej në kafene, ulur te një tavolinë, dy persona me motor iu afruan dhe e qëlluan disa herë me pistoletë, në kokë, duke e lënë të vdekur në vend.
Policia tha se u vu në ndjekje të autorëve menjëherë, por pohoi se nuk arriti t'i kapë ato edhe pse krimi ndodhi 200 metra larg rajonit të Policisë Rrugore.
Duke folur për hetimit, policia e Athinës tha se dyshon për një vrasje për larje hesapesh dhe e cilësoi krimin si një atentat mafioz, që tha se ishte vrasje mes emigrantësh shqiptarë.
Policia pranoi se fillimisht dyshoi për një shtetas nga Serbia, si viktimë i krimit të ndodhur por më tej zbardhi se i ndjeri ishte emigrant shqiptar.
n.s/NOA
Â