Beograd, 22 qershor, NOA - Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç, ka deklaruar se pasaportat biometrike do t'u jepen edhe të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe se kjo sipas tij nuk është çështje politike, por teknike.
Sipas Jeremiçit, do të zbatohen kontrolle të veçanta sigurie për qytetarët e Kosovës të cilët do të kërkojnë pasaporta, për shkak të "rrethanave të veçanta të sigurisë". Zyrtarë të Bashkimit Evropian më herët kishin paralajmëruar Beogradin rreth dhënies së pasaportave qytetarëve të Kosovës.
n.e/NOA