English

Kërkimet, bie në prangat e forcave të policisë autori i vjedhjes së një lokali

Pogradec, 22 qershor, NOA - Forcat e policisë kanë arrestuar në flagrancë 35-vjeçarin Leorant Çekiçi, lindur dhe banues në fshatin Buçimas të Pogradecit.

Sipas të dhënave policore, arrestimi i tij u bë pasi ai u kapur në flagrancë nga shërbimet e policisë duke vjedhur një lokal që ndodhet në fshatin Buçimas në pronësi të Pranvera Balliu.

Gjatë hetimeve të zhvilluara për këtë ngjarje rezultoi dhe u provua se ky person është dhe autori i vjedhjes së ndodhur më 16.05.2009 i po këtij lokali dhe gjatë kontrollit të banesës të autorit u gjetën dhe u sekuestruan sendet që janë vjedhur në këtë lokal në datën 16.05.2009.

U kryen veprimet proceduriale për veprën penale të "Vjedhjes", parashikuar nga neni 134/1 të Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE