Beograd, 22 qershor, NOA - Komiteti i Helsinkit në një raport të fundit të tij për situatën në Ballkan, ka kritikuar politikën që po ndjek Serbia ndaj dy shteteve të këtij rajoni.
Bëhet fjalë për qëndrimin e Beogradit zyrtar kryesisht ndaj Kosovës dhe Bosnjë-Hercegovinës, duke theksuar se një politikë e tillë mund të kompromentojë situatën në të gjithë rajonin.
"Mungesa e një koncepti strategjik për zhvillimin e vendit reflektohet në politikën e brendshme të Serbisë që pas vrasjes në vitin 2003 të kryeministrit Zoran Xhinxhiç, dhe kjo shihet edhe më qartë në polikën e jashtme të Beogradit", citon Komiteti i Helsinkit në raportin e tij. n.e/NOA