English

Mblidhet tryeza e LSI për bashkëpunimin e së majtës, i pranishëm Nano, mungon Rama

Tiranë, 22 qershor, NOA - Ka nisur punimet në mjediset e Hotel Tiranës tryeza e partive të majta, thirrur nga kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta.

E konceptuar si një takim të përbashkët në të cilin do të merret në shqyrtim ideja e bashkëpunimit të forcave të majta kundër së djatjtës që përfaqëson Berisha, ftesa për të marrë pjesë në të u është drejtuar të gjithë të majtëve pa përjashtim.

Por siç informon gazetari i agjencisë së Lajmeve NOA nga vendi i takimit, në të nuk ka marrë pjesë kryesocialisti Rama, por ama gjendet i pranishëm ish-kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano.

Ndërkaq, bëhet e ditur për NOA-n, se në këtë takim i pranishëm është edhe kryetari i PSV9, Petro Koçi.

Ka qenë sekretari organizativ i LSI-së, Luan Rama, i cili e përsëriti ftesën e dy ditëve më parë të kryetarit Ilir Meta drejtuar PS-së dhe disa ish-drejtuesve të saj ndër vite, mes tyre dhe Nanos, si dhe disa partive të majta, për një takim ditën e hënë.

Nga ana e saj, Partia Socialiste i ka dhënë një përgjigje të prerë ftesës së Ilir Metës për një takim bashkëpunues dhe si formë të përgjigjes përsëriti atë që ka thënë disa herë kryetari i saj Edi Rama.

"Zgjedhjet e 28 qershorit janë historike për të ardhmen tonë të përbashkët. Ne e ftojmë Ilir Metën t'i bashkohet apelit për të votuar Partinë Socialiste", deklaroi Tahiri.

n.e/NOA

Â

KOMENTE