Elbasan, 22 qershor, NOA - Â Pavarësisht pengesave që i nxorën socialistët procesit të legalizimit, ai do të mbyllet shumë shpejt.
Ky ka qenë premtimi që ministri i Punëve të Jashtme, njëkohësosht kandidat i listës së PD-së për Elbasanin, Lulëzim Basha, u ka bërë banorëve të lagjes Fushë-Mbret në Elbasan.
Duke akuzuar kryebashkiakun Sejdini se nuk ka bërë asnjë investim në këtë lagje, Basha premtoi furnizimin me ujë, kanalizime dhe asfaltim të rrugëve e rrugicave
"Sali Berisha dhe Partia Demokratike besuan në legalizimin pastaj urbanizimin përkundër frymës urbanizim pastaj shohim ç'të bëjmë. Pavarësisht pengesave që na vunë deri në gjykatën kushtetuese ne jemi në përfundim të këtij procesi dhe këmbëngulëm sepse e dinim që është dëshira e shumicës dërmuese të shqiptarëve që presin me padurim përfundimin e procesit të legalizimit, për të cilin ne do të zotohemi se do të përfundojë brenda një kohe shumë të shkurtër", tha ai,
Më tej, Basha theksoi se sjellja e ujit për çdo banor të kësaj lagje, në çdo shtëpi të kësaj zone të fushë-mbretit, kanalizimi i ujërave të zeza dhe shtrimi i rrugëve nuk është thjesht një premtim por do të shndërrohet shpejt në realitet".
n.e/NOA