Tiranë, 22 qershor NOA - Ministri i Jashtëm, Lulëzim Basha ka qenë sot në Shushicë të Elbasanit u ka premtuar banorëve të këtij fshati se, me Partinë Demokratike, ata do të kenë përkujdesjen e qeverisë siç ka dëshmuar në këto katër vite.
Ujë në çdo shtëpi, asfaltim të çdo rruge dhe pesëfishim të granteve, ka premtuar Basha në Shushicë.Â
"Ju drejtohem socialistëve të Shushicës e ju them ju që ndiheni të tradhtuar nga mungesa e alternativave nga fjalët boshe, ejani dhe ju me ne, votoni numrin 10, duke votuar 10 ju votoni për Shqipërinë pa viza, për Shqipërinë me rrugë, duke votuar 10 ju votoni rritje të mëtejshme pagash e pensionesh, investimesh anembanë vendit" tha Basha.
k.k/NOA