Tiranë, 22 qershor, NOA - Vetëm 6 ditë para zgjedhjeve të 28 qershorit, kreu i shtetit Bamir Topi ka mbledhur në një tryezë të veçantë krerët e institucioneve kushtetuese, si Prokuroria, Gjyqësori e Policia, në të cilën ka lançuar para tyre mesazhe të forta për qetësi dhe siguri ditën e votimeve.
Në takim ishin të pranishëm, kryeprokurorja Ina Rama, kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Becaj,drejtori i Policisë së Shtetit, Ahmet Premçi dhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani.
Sipas Presidentit të Republikës, 28 qershori duhet të jetë një ditë e cila të reflektojë më shumë se kurrë standartet e arritura.
"Partitë politike, - theksoi ndër të tjera Topi, - nuk duhet të ndërhyjnë në ditën e zgjedhjeve, në mënyrë që 28 qershori të mos kthehet në ditë beteje". Sipas Topit, tani që Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s, ajo duhet të tregojë para ndërkombëtarëve se di të realizojë zgjedhje me standarde dhe se është e gatshme yë tregojë një klimë të qetë.
Duke folur për situatën para zgjedhore, kreu i Shteti Shqiptar nënvizoi faktin e disa episodeve sporadike, që sipas tij, ishin episode jo të këndshme. Ai i ka bërë edhe një herë apel politikës shqiptare, që në javën e fundit të zgjedhjeve të tregohet përgjegjshmëri.
n.e/NOA
Â