Â
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha dhe kreu i opozitës, Edi Rama në vazhdën e fushatës elektorale sërish ka hedhur akuza të ashpra ndaj njëri tjetrit.
 Kryeministri Berisha theksoi se partia që drejton ai ka realizuar punë dhe projekte të mëdha të cilat vështirë krahasohen me qeverisjen e kaluar. "Kemi investuar 37 herë me shumë se qeveria e mëparshme në ujësjellës, kanalizime, rrugët dhe autostradat e Sarandës.
 Zotohem se në katër vitet që vijnë Saranda do të jetë në krye të përparësive të qeverisë sime. Një qytetar më përqafon dhe më thotë: Jam socialist, por erdha nga rruga e bregdetit, m'u duk vetja si jashtë shtetit, do të të jap votën", është shprehur Berisha.
Ndërkaq, kreu i PS-së Edi Rama theksoi se qeverisja Berisha i ka sjellë më shumë varfëri dhe skamje Shqipërisë. "Ka notën 10 për nivelin më të lartë të papunësisë në vend, ka numrin 10 për faktin se në Shqipëri jeton e lumtur vetëm një familje që është familja e tij. Ka notën 10 për kërcënimin që po u bën mësuesve, mjekëve e nëpunësve se do u heq bukën e gojës nëse nuk e votojnë", është shprehur Rama.
 Kyesocialisti duke folur për liberalizimin e vizave theksoi se politika e vjetër ua mohoi shqiptarëve edhe këtë radhë ëndrrën evropiane.
INA-NOA
Â