English

Aksident në Sarandë-Gjirokastër, bllokohet aksi rrugor

Â

Sarandë, 23 qershor, NOA -  Një aksident rrugor  ka ndodhur sot në orët e paradites në aksin rrugor Sarandë -Gjirokastër.

Si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara një maune është përplasur me një fuoristradë.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona, një burrë dhe një grua.

Ndërhyrja e forcave të policisë dhe atyre të ndihmës së shpejtë ka bërë të mundur dërgimin e menjëhershëm të dy plagosurve në spitalin e Sarandës.

Ky aksident ka shkaktuar bllokimin e këtij aksi rrugor.

el/NOA

Â

KOMENTE