English

Ankandi i Bankës së Shqipërisë, shiten bono thesari prej 14 miliardë lekësh

Tiranë, 23 qershor, NOA - Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, përfundoi sot ankandin e radhës për shitjen e bonove të thesarit.

Sipas të dhënave pranë kësaj banke për agjencinë e Lajmeve NOA, në ankand janë shitur bono me maturim 6 dhe 12 mujor me një vlerë të përgjithshme prej 14 miliardë lekësh.

Bëhet e ditur se këto bono maturohen në 7 qershor të vitit të ardhshëm.

Për bonot me maturim gjashtëmujor numri i kërkesave konkurruese të paraqitura, ishte 11 prej të cilave u pranuan 7 prej tyre dhe vlera e shitur shënoi 9.2 miliardë lekë.

Bëhet e ditur se këto bono do të maturohen në 16 dhjetor të këtij viti.

n.e/NOA

KOMENTE