Kapshticë, 23 qershor NOA - Afrimi i datës së zgjedhjeve në vend, ka bërë që të kthehen në Shqipëri me qindra emigrantë për të votuar.
Kështu vetëm gjatë 24 orëve të fundit në pikën kufitare të Kapshticës janë regjistruar rreth 1800 emigrantë që kthehen në vend.
Ndërsa gjatë kësaj javë janë kthyer në Shqipëri nga kjo pikë kufitare rreth 14 mijë emigrantë të cilët jetojnë në shtetin grek.
Sipas tyre iniciativa për ty kthyer vetëm për të votuar ka si qëllim, vendosjen e së ardhmes nga vetë ata pasi shpresojnë të kthehen një ditë në vend.
k.k/NOA