Mallakastër, 23 qershor NOA - LSI zhvilloi sot një miting në Mallakastër, ku kreu i kësaj partie Ilir Meta, prezantoi Planit për Veprim.
"Në 28 Qershor do të largojmë qeverinë më të korruptuar, që është kjo e Sali Berishës, do të largojmë qeverinë që shtoi varfërinë, sepse Mallakastra dhe e gjithë Shqipëria e kanë një alternativë për të nxjerrë vendin nga kriza, ku e ka futur Sali Berisha, për të nxjerre vendin nga varfëria ku e ka zhytur Berisha, që Shqipëria të ketë perspektivë që njerëzit të punësohen dhe të dalin nga varfëria dhe kjo është vetëm alternative e LSI" tha Meta. "Kemi një program të qartë se si do të garantojmë 100 mijë vende të qëndrueshme pune për 4 vitet që vijnë, kemi një program të qartë se si do të garantojmë 6 mijë vende të reja pune, vetëm në industrinë e naftës, ku Mallakastra, Ballshi, Patosi dhe Fieri do të jenë përfituesit kryesorë të këtij projekti, ndërsa Berisha me reformat e tij të dështuara largoi nga puna me qindra mallakastriotë në industrinë e naftës me kritere të sajuara vetëm për arsye politike" deklaroi më tej kreu i LSI-së.Â
k.k/NOA