English

Ndalohet një 33-vjeçar durrsak, i kërkuar nga policia italiane për trafik droge

Durrës, 23 qershor NOA - Policia e Durrës, ka ndaluar sot një 33-vjeçar pasi ishte shpallur nga policia italiane për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Sokol Isteri 33-vjeç lindur dhe banues në Durrës lagjja nr.9, është ndaluar sot nga policia e cila në rrugë operative kishte siguruar informacione për vendndodhjen e tij.

Burime nga policia thanë se Isteri ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e PIZAS në Itali me vendim të datës 19 janar të këtij viti e ka dënuar atë me 9 vjet heqje lirie për veprën penale të "Trafikut Ndërkombëtar të Lëndëve Narkotike".

Këtë vendim e ka njohur dhe Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me vendimin nr. 388 më datë 23 qershor të këtij viti.

"Sokol Isteri u kap falë një pune të mirëorganizuar veprimeve të shpejta e profesionale nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë së Durrësit në një lokal në lagjen nr.9 të qytetit" thanë burimet zyrtare të policisë së Durrësit.

k.k/NOA

KOMENTE