Uashington, 23 qershor, NOA - Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun, ka bërrë thirrje për dhënien fund menjëherë të arrestimeve, kërcënimeve dhe përdorimit të dhunës në Iran.
Pas një periudhe heshtje dhe hezitimi për të ndërhyre në punët e brendshme të Iranit, duket se ndërkombëtarët tani hnuk mund të bhëjnë me sehir kur protestat janë bërë një gjë e zakonshme në këtë vend.
Nga ana e tij, Ban Ki Mun u bërri thirrje autoriteteve iraniane që të respektojnë të drejtat themelore qytetare, veçanërisht lirinë e grumbullimit dhe atë të shprehjes.
Ndërkaq, bëhet e ditur se forcat speciale të policisë në Iran dje përdorën gazin lotësjellës për të shpërndarë një protestë të re të opozitës në qendër të Teheranit pak orë pasi lëshuan një paralajmërim të ashpër për protestuesit.
Rreth 1 mijë vetë ishin mbledhur në Sheshin Haft-e Tir pavarësisht nga paralajmërimi i Gardës Revolucionare Iraniane për të mos mbajtur protesta të paautorizuara.
Ndërkaq, Garda dhe forcat speciale të armatosura, premtoi se do të shtypte protestat e reja ndaj rezultatit të zgejdhjeve të kontestuara presidenciale.
Garda Revolucionare është e lidhur ngushtë me udhëheqësin suprem.
Në një deklaratë të botuar në faqen e tyre të internetit thuhet se forcat e saj do t'i shpërndajnë protestat dhe do t'i detyrojnë protestuesit të largohen nga rrugët.
"Përgatituni për një zgjidhje dhe konfrontim revolucionar me gardistët, basixhët (grup paraushtarak pro-qeveritar) dhe forcat e tjera të sigurisë e ato disiplinore", thuhet në deklaratë.
n.e/NOA