English

Pajisja I-Pod në qafë i shpëton jetën nga rrufeja, e cila kishte fuqi 300 mijë volt

Londër, 23 qershor, NOA - Plot 300 mijë Volt e ka patur fuqinë rrufeja e cila i ka rënë një vajze 14-vjeçare në Angli. Por ajo ka arritur t'i shpëtojë asaj vetëm falë pajisjes I-pod që mbante me vete për të dëgjuar muzikë.

Duket pra se nuk ka qenë vetëm fati ai që e ka ndihmuar vajzën 14-vjeçare, me emrin Sophie Frost t'i mbijtëojë goditjes së rrufesë prej 300.000 voltësh.

Derisa po shëtiste me të dashurin e saj nëpër pyll, ka filluar moti i keq dhe të dy kishin vendosur të fshihen nën një pemë. Por në atë moment ka shpërthyer rrufeja, e cila e ka goditur vajzën, por mjekët besojnë se ajo ka mbijetuar për faktin se elektriciteti ka kaluar nëpër telin e dëgjueseve të saj të I-Podit dhe kështu nuk ka goditur në organet e saj të brendshme. Sophie ka pësuar vetëm disa djegie të lehta nëpër gjoks dhe këmbë, derisa moshatarit të saj nga goditja e rrufesë i janë lënduar sytë.

Mjekët, megjithatë, thonë se të dytë do të shërohen shumë shpejt, derisa vajzës nuk do t'i mbeten as shenjat nëpër trup. "Kur u godet rrufeja dy gjëra janë të mundshme, ose udhëton nëpër sipërfaqen e lëkurës tuaj deri në tokë, apo depërton nëpër lëkurën tuaj dhe deri në tokë udhëton nëpërmes organeve tuaja të brendshme të cilat i djeg", ka thënë mjeku Ian Colton nga universiteti në Manchester.

Ai beson se në këtë rast vajzës ia ka shpëtuar jetën teli i dëgjueseve i cili ka qenë i vendosur prej veshëve të saj deri në tokë.

n.e/NOA

KOMENTE