English

PS, Rama në Kamëz: Do bëjmë legalizimin dhe urbanizimin

Tiranë, 23 qershor NOA - Kreu i PS, Edi Rama ka zhvilluar një takim sot me banorët e Kamzës së Tiranës ku u ka premtuar atyre se është angazhuar për legalizimin e të gjithë ndërtimeve aty, duke kujtuar se Sali Berisha e premtoi dhe dështoi në mbajtjen e këtij premtimi, duke i lënë në ankth banorët e këtyre zonave.

"Berisha edhe pse nuk e mbajti premtimin, kërkon një mandat të dytë për dështimin e tij në procesin e legalizimeve" tha Rama.

"Si njerëz të rraskapitur nga vuajtjet dhe nga sfilitjet për të ndërtuar shtëpitë tuaja, me të cilat politika ka 18 vjet që luan. Si njerëz që nuk keni ujë, po njësoj, si socialistë, si demokratë. Si njerëz që nuk keni punë, po njësoj, si socialistë e si demokratë. Si njerëz që nuk keni shkolla, kopshte, çerdhe për fëmijët tuaj, po njësoj, si socialistë e si demokratë, ju duhet të bashkoheni jo me një parti kundër një tjetre, por për veten tuaj, për njëri-tjetrin. Fëmijët tuaj do të jenë nesër qytetarë të Bashkimit Europian. Fëmijët tuaj duan të rriten si fëmijë të barabartë, mes fëmijësh të barabartë, të të njëjtës Republikë, që ka vetëm një flamur, flamurin kuqezi" shtoi më tej kreu i PS-së.

Ndërkohë që po sot Edi Rama ka zhvilluar takime me banorët e njësisë nr.11, 7 dhe 5 në Tiranë, ku premtoi statusin ligjor të Tiranes metropol.

Ai tha se qytetarët e Tiranës duhet të votojnë për projektin e Partisë Socialiste për të transformuar kryeqytetin, pasi sot shumë nga problemet që duken sikur janë thjesht lokale në fakt janë çështje që kanë të bëjnë drejtpërsëdrejti me qeverisjen qendrore. "Tirana sot duhet të kthehet në një metropol, duhet të ketë një status tjetër ligjor, që përfshin kryeqytetin, përfshin edhe komunat që e përbëjnë qarkun, përfshin edhe bashkitë e tjera. Te ky metropol duhen zhvilluar politika të mëdha integruese për të gjithë territorin. Jam i bindur se të gjitha këto arsye dhe shumë arsye të tjera, janë të mjaftueshme që ne së bashku t'i japim fuqinë një ndryshimi të ri" shtoi me tej Rama.

k.k/NOA

Â

Â

KOMENTE