English

Raport mbi Zoo-mafian: Kuaj dhe qen trafikim ilegal nga Evropa Lindore

Romë, 23 qershor, NOA - Trafiku klandestin vazhdon të mbetet një problem shqetësues edhe për kafshët.

Një fakt i tillë pohohet në raportin mbi të ashtuquajturën Zoo-mafia (mafia e kafshëve), sipas të cilit kuajt dhe qentë janë viktimat kryesore të tij, të cilët depërtojnë në Perëndim duke ardhur nga Evropa Lindore.

Sipas të dhënave të raportit, është shtuar shumë së fundmi numri i denoncimeve për këto dy kategori, duke treguar se përshembull trafiku i qenve nga Evropa Lindore kap shifrat e 500 mijë të tillëve të importuar në mënyrë klandestine.

Ndërkaq, jepen edhe shifra konkrete mbi trafikun e faunës ekzotike të frutave, e cila sipas këtij raporti kap shifrën e 500 milionë eurove në vit.

n.e/NOA

KOMENTE