English

Vdes në spital gruaja që u dhunua nga bashkëshorti dhe u mbajt e plagosur për dy ditë në banesë

Tiranë, 23 qershor NOA - Vdes në Spitalin Ushtarak, 60-vjeçarja e cila dyshohet se dhunua barbarisht nga bashkëshorti i saj dhe u mbaj dy ditë e mbyllur në shtëpi prej tij megjithëse ishte e plagosur.

Nuk ka mundur të mbijetoje plagëve të shkaktuara nga bashkëshorti, i saj duke bërë që të ndërrojë jetë sot në Spitalin Ushtarak në Tiranë, 60-vjeçarja Lizheta Mice nga Berati.

Ajo u dhunua javën që kaloi nga burri i saj Prokop Mice i cili e mbajti të plagosur në banesë duke mos e transportuar në spital.

Ka qenë një vizitë në shtëpi e vajzës së martuar e çiftit e cila gjeti gruan e plagosur duke e dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Pasi është kuruar në spitalin e Beratit, e dhunuara u transportua në Spitalin ushtarak për një mjekim më të specializuar por pa mundur të shpëtojë nga vdekja.

Ndërkohë që policia pas informacioneve për ngjarjen shoqëroi menjëherë bashkëshortin dhunues i cili pranoi se kishte rrahur gruan në gjendje të dehur.

Mësohet se sherri kishte nisur pas një debati mes bashkëshorteve, pasi kryefamiljari kishte konsumuar pije alkoolike dhe donte ende të konsumonte në banesë gjë e cila është kundërshtuar nga gruaja e cila si kundërpërgjigje mori dhunën fizike.

k.k/NOA

KOMENTE