English

Vodhën instrumenta në ish-uzinën e instrumentave, policia identifikon autorët

Korçë, 23 qershor, NOA - Policia e Korçës ka konstatuar vjedhjen e disa instrumentave jofunksionale të ish-uzinës së instrumentave të këtij qyteti.

Pas marrjes së njoftimit mbi një akt të tillë, grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe nga veprimet e para ka bëëte mundur zbulimin e autorëve të kësaj ngjarje.

Bëhet e ditur për agjencinë e Lajmeve NOA se ata 23-vjeçari Erjon Kreka, lindur dhe banues në Korçë, i dënuar më parë për veprën penale të "Vjedhjes", si edhe 21-vjeçari Saimir Grepi, edhe ky banues i këtij qyteti.

Policia nga ana e saj ka kryer të gjitha veprimet e nevojshme proceduriale për veprën penale të "Vjedhjes në bashkëpunim", parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal dhe vazhdon puna për kapjen e autorëve.

n.e/NOA

Â

KOMENTE