English

Vuante nga depresioni, gjendet i mbytur në lumë trupi i një 42-vjeçareje

Korçë, 23 qershor, NOA - Forcat e policisë së Korçës kanë gjetur në ujërat e lumit Dunavec, pranë urës së fshatit Bulgarec një kufomë, fillimisht e paidentifikuar.

Burimet policore nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur për agjencinë e Lajmeve NOA se ajo i përkiste një 42-vjeBurimet policore nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur për agjencinë e Lajmeve NOA se ajo i përkiste një 42-vjeçares Vera Doce, lindur në Velçan të Pogradecit dhe banuese në fshatin Belorta të Korçës.

Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se ajo është larguar nga banesa tre ditë më parë dhe nuk ishte bërë e mundur gjetja e saj.

Sipas deklarimeve të familjarëve, ajo prej disa muajsh vuante nga depresioni dhe merrte mjekim.

Sipas tyre, ajo prej kohësh qëndronte e vetmuar dhe kishte dëshirë të largohej nga banesa dhe në një rast madje, kanë konstatuar se ajo mbante me vete litar, të cilin ja kishin hequr dhe e ruanin gjithmonë se mos kryente ndonjë veprim vetëvrasës.

Ndërkaq, rezultatet e autopsisë kanë treguar se vdekja e 42-vjeçares është shkaktuar nga vetëmbytja në ujë.

n.e/NOA

Â

KOMENTE