Berat, 24 qershor NOA - Kryeministri ka qenë sot në Lapardha të qytetit të Beratit ku u ka premtuar banorëve se në mandatin e dytë qeveria do të financojë çdo projekt për rrugët, kanalizimet sistemin vaditjes, ujësjellsat, shkollat, shërbimet shëndetësore etj.
"Dua të zotohem sot para jush, para fermerëve te Lapardhasë se në katër vitet që vijnë, qeveria jonë do të barazojë pensionet tuaja me ato të qytetit, në 4 vitet që vijnë qeveria jonë do të financoje çdo projekt tuajin për rritjen prodhimit. Në 4 vitet që vijnë në Lapardha dhe në të gjithë Shqipërinë do të financojmë pas asnjë kufizim çdo rrënjë ulliri që ju do të mbillni në tokën tuaj. Në 4 vitet që vijnë do të ndërtojmë dhe rindërtojmë rrjetin më të fuqishëm të vaditjes së për tokat tuaja dhe të mbarë Shqipërisë" ka deklaruar kryeministri Berisha.
"Në të vërtetë më shumë  se për një projekt modern është votë për veten tuaj, për mirëqenien tuaj, është votë  për të ardhmen tuaj, për punësimin tuaj. Unë ju ftoj ju, por edhe të gjithë zgjedhësit shqiptarë ti bëjmë këto zgjedhje, më të mirat e të gjitha zgjedhjeve" tha më tej Berisha.
k.k/NOA