English

Doris Pack: Shqipëria ka bërë hapa mjaft të vlerësueshën

Eurodeputetja gjermane Doris Pack, ndodhet në Shqipëri me rastin e hapjes së Bulevardit Evropian në Pogradec. Në një intervistë, ajo ka vlerësuar peizazhin politik në Shqipëri dhe perspektivën evropiane të vendit.

Â

Zonja Pack, ju jeni njohëse e mirë e Shqipërisë. Si e vlerësoni ju nga perspektiva e sotme zhvillimin e peizazhit politik në këtë vend?

- Unë mund të them se në pesë vitet e fundit në Shqipëri ka ndryshuar gjithçka për mirë, kur mendoj se ligji zgjedhor është aprovuar bashkarisht, që sigurisht edhe në pika të tjera ka patur të përbashkëta ndërmjet opozitës dhe qeverisë, që më në fund është arritur që çdo qytetar të ketë një kartë identiteti, gjëra normale në një shtet, por që në Shqipëri nuk ishin normale. Për këtë gëzohemi të gjithë. Mund të thuash vetëm se qeveria ka punuar me të vërtetë mirë. Vlen të përmendim luftën kundër korrupsionit, i cili është një gangrenë për çdo vend, për Shqipërinë në mënyrë të posaçme. Lufta është filluar, ajo nuk është fituar ende, por hapa janë bërë.

Â

A mendoni se çështja e korrupsionit ishte pengesë që Shqipëria, po ta krahasojmë me vendet fqinje, u la prapa në afrimin me Evropën?

- Vendet nuk mund t'i krahasosh me njëri-tjetrin, sepse ata bëjnë rrugë të ndryshme në drejtim të Bashkimit Evropian. Maqedonia, ka prej vitesh statusin e kandidatit dhe nuk mund ta krahasosh aspak me Shqipërinë. Shqipëria nuk e ka, e ka kërkuar atë tani. Serbia, sigurisht në disa gjëra është përpara Shqipërisë, sepse ka patur një administratë funksionuese dhe ishte qendra e shtetit, që drejtohej nga Beogradi, qendra e Jugosllavisë, prandaj edhe këtë nuk mund të krahasosh. Por Shqipëria, duhet të ndryshojë, kushtet duhet t' i përshtasë dhe vështirësitë janë të ndryshme. Nëse unë kam jetuar për një kohë kaq të gjatë nën diktaturën më të rëndë në Evropë, nuk është aq e thjeshtë të arrij nga -100 në + 50. Kjo është shumë shumë e vështirë. Për këtë shqiptarët meritojnë lëvdatë. Kanë kaluar 19 vjet, që kur këtu ka ardhur demokracia, por kjo nuk do të thotë se njerëzit, që kanë jetuar, punuar, që kanë qenë të ngërthyer në strukturat politike deri në vitet 90-të, mundën të bëheshin menjëherë demokratë të mirë. Për këtë nuk janë për t'u qortuar, të gjitha duhen mësuar, është një proces i gjatë. Me brezin e ri në politikë, në administratë, që ka studiuar edhe jashtë shteti, do të arrihet që në brezin e ardhshëm të ecet shumë shpejt përpara.

Â

Lidhur me afrimin në BE si e vlerësoni perspektivën, sa mund të zgjasë procesi? A mendoni se mund të ecet më shpejt?

- Çfarë do të thotë më shpejt, me çfarë duhet ta krahasoj. Shikoni kroatët, sa kohë kanë që zhvillojnë negociata, ato janë duke zgjatur prej katër vjetësh. Kjo do kohën e saj, sepse ligjet që kemi aprovuar në BE, për ne të gjithë janë mijëra dhe ata duhet të adaptohen në legjislacionin kombëtar. Kjo do kohën e vet, në sferën ekonomike, juridike, të ambjentit. Janë të gjitha kërkesa, që duhen plotësuar, përpara se një vend të mund të pranohet. Shqipëria natyrisht edhe Kroacia, ka një disavantazh të vogël, të cilin unë e shoh si avantazh, që me pranimin e Bullgarisë dhe Rumanisë, BE ka bërë një gabim të madh. Ata nuk ishin gati, ata nuk ishin të përgatitur. Kjo duket sot dhe secili mund ta verifikojë. Dhe sot, ne vendosim rregulla më të forta qoftë ndaj Kroacisë, atëherë edhe ndaj Shqipërisë dhe të gjithë vendeve të tjera në rajon. Kështu që ata duhet të bëjnë më shumë se ç'kanë bërë këto dy vende, por kjo është në radhë të parë në interes të Shqipërisë vetë, sepse në BE nuk hyhet kot. Ata duan të arrijnë diçka për qytetarët e tyre dhe qytetarët kanë nevojë për një demokraci, që funksionon, një drejtësi që funksionon. Këtë duhet ta arrijnë dhe prandaj besoj, se do të zgjasë edhe pak. Por në këtë rrugë do të shumë mundësi për ta njohur më shumë Evropën. Do të ketë një lehtësim, apo liberalizim vizash dikur, të themi muajt e ardhshëm, në këtë vit apo vitin e ardhshëm. Që qytetarët të mund të komunikojnë më lehtë me BE-në personalisht, do të ketë shumë ndihma pikërisht për të rinjtë për studime, apo specializime. Sa më shumë që të lëvizet këtu (në Shqipëri) në drejtim të BE-së, aq më shumë afrohen me ne, përpara se të kenë filluar bisedimet.

DW

KOMENTE